Në mesin e shumë formave të përkrahjes për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik, ylli kosovar Milot Rashica bëri një gjest simbolik, por shumë domethënës.

Pasi shënoi golin e fitores për Werder Bremen ndaj Wolfsburg, Milot Rashica tregoi solidaritet me Shqipërinë për shkak të tërmetit që goditi vendin, duke vrarë më shumë se 50 njerëz.

Rashica bëri shqiponjën dhe më pas në rrjetet sociale tha se njërin nga golat ia dedikon Shqipërisë.

“Është një situatë trishtuese për njerëzit në rajon”, tha Rashica pas lojës.