Mbrojtësi më i mirë në botë. Virgil van Dijk, ka bërë një shaka që nuk i ka pëlqyer motrës së Cristiano Ronaldo’s.

Kur gazetari i tha holandezit se mungesa e Ronaldo’s në ceremoni do të thotë një rival më pak, van Dijk u përgjigj:

A ishte vërtetë Cristiano Ronaldo një rival?

Mortra e Cristiano’s i ka përmendur holandezit humbjen nga Real Madrid në finale të Ligës së Kampionëve.

“I dashur Virgil, Cristiano Ronaldo, në secilën ligë që ka shkuar, është bërë lojtari më i madh në histori të atij klubi ku ka luajtur. A ju thotë diçka emri Real Madrid? Ky klub, me Cristiano Ronaldo’n, ju mundi në finalen e Ligën e Kampionëve. Të tilla, Cristiano i ka pesë Virgil”, ka shkruar ajo në Instagram.

Cristiano Ronaldo u rendit i treti në top dhjetëshen e lojtarëve më të mirë në botë, pas van Dijk.