Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë në Paris mbrëmë.
34-vjeçari përfundoi i treti në votimin për Topin e Artë të vitit 2019, me rivalin Lionel Messi që u shpall fitues.
Ronaldo ishte në Milano, ku u nderua me çmimin sulmuesi i vitit, por ishte një paraqitje shumë e shkurtër nga ylli i Juventusit.
Ronaldo qëndroi në makinën e tij derisa u shpall fitues dhe më pas u kthye në ceremoni në fund.




























