Dimitar Berbatov ka pranuar se fillimisht ishte i zhgënjyer për interesimin e Tottenham për nënshkrimin e tij.

Kjo pasi ndjeu se ai ishte mjaft i mirë për të luajtur për Real Madridin ose Barcelonën.

Bullgari u bashkua me Spurs nga Bayer Leverkusen në vitin 2006 dhe ishte një storie suksesi në White Hart Lane, duke shënuar 46 gola në dy sezone.

Ai u transferua te Manchester United për 30 milionë funte në vitin 2008, por 39-vjeçari tani thotë se kur fillimisht u largua nga Gjermania ai dëshironte të shkonte në një klub elitar evropian.

Por nuk e konsideronte të tillë Tottenhamin në atë kohë.

“Kur jeni i ri, mendoni se dini gjithçka. Ju mendoni se keni të gjitha përgjigjet për të gjitha pyetjet, por nuk keni asgjë” tha Berbatov.