Portieri Wojciech Szczesny ka zbuluar të vërtetën pas kohës kur u kap duke pirë duhan, pas asaj që dëshmoi se ishte paraqitja e fundit në Premier Ligë, në karrierën e tij te Arsenali.

Szczesny u vu në qendër të kritikave pas  humbjes 2-0 në Southampton dhe ai më pas u gjobit dhe u përjashtua nga menaxheri i atëhershëm Arsene Wenger.

Reprezentuesi polak këmbëngul se nuk kishte ndonjë grindje të madhe me Wenger në lidhje me incidentin, porse paraqitjet e mëtejshme të Szczesny atë sezon u bēnë vetëm në Kupën FA.

“Në atë kohë isha duke pirë duhan rregullisht dhe trajneri e dinte shumë mirë. Ai thjesht nuk donte që dikush të pinte duhan në dhomat e zhveshjes dhe këtë e dija gjithashtu” ka treguar polaku.

Por dikush e spiunoi.

“Dikush më pa dhe i tregoi trajnerit. Unë e pashë disa ditë më vonë, ai më pyeti nëse kjo ishte e vërtetë dhe unë thashë,” po “. Ai më gjobiti dhe ky ishte fundi” tha Szczesny.

30-vjeçari më pas kaloi dy vjet në huazim te Roma para se të bashkohej me Juventusin.