Ish-mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka folur për të ardhmen e Lionel Messi te Barcelona.

Sipas asaj çfarë ka thënë Fabregas, tifozët e Barçës nuk duhet të kenë frikë për largimin e kapitenit të tyre nga skuadra.

Fabregas ka thënë Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona.

“Unë flas Messin dhe gjithmonë ideja e tij ka qenë që ta përfundojë karrierën te Barcelona. Shumë gjëra mund të ndodhin në klub, por unë besoj që karriera e tij do të përfundojë te Barça”, ka thënë Fabregas.