Kroati në radhët e Barcelonës, Ivan Rakitiç, nga karantina ka treguar se kujt i takon titulli kampion i Spanjës këtë sezon.
Ai shpreson që sa më parë të kthehet normaliteti dhe të fillojnë ndeshjet.
Sipas tij, edhe nëse nuk rifillon kampionati e nëse Barcelona është në krye të tabelës, titulli duhet t’i takojë Barcelonës.
“Ne të gjithë dëshirojmë të luajmë përsëri dhe ta fitojmë La Ligan duke luajtur. Unë po ashtu e kuptoj që nëse nuk mund të kthehemi, sezoni do të mbyllet. Nëse jemi në krye të tabelës atëherë, në duhet të shpallemi kampion, por afatet duhet të shterren”, ka thënë Rakitiç.



























