Fundi i muajit maj, duket se do të jetë fundi i pritjes për t’u zhvilluar një ndeshje futbolli.

Një gjë e tillë pritet të ndodh në një nga shtetet evropiane më të prekura nga koronavirusi, Italia.

Sipas Gazzetta dello Sport, futbolli Italian shpreson që të rikthehet me gjysmëfinalen e Coppa Italia.

Këto ndeshje do të mund të luheshin më 27 dhe 28 maj.

Prej fillimit të përhapjes së COVID-19, që ka shkaktuar shumë viktima, u pezulluan të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet e tjera.