Janë bërë dy vite që kur bëri gafa të tmerrshme në portën e Liverpoolit dhe pësoi dy gola të papranueshëm, që i kushtuan “The reds” humbjen 3-1 përballë realit të Madridit në finale e Ligës së kampionëve.
E që prej asaj ndeshjeje, portieri gjerman Loris Karius nuk ka luajtur më me fanellën e klubit anglez, pasi u huazua për dy sezone te Beshiktash.
Karius ka zbuluar se ende edhe sot pas gati dy vitesh nga finalja ndaj Realit, vijon të marrë kërcënime me jetë.
“Zakonisht vijnë nga njerëz që fshehin identitetin dhe fytyrën e tyre, të cilët jam i sigurt se nëse do t’i hasja në rrugë, nuk do guxonin të thoshin asnjë fjalë” ka thënë Karius.




























