Mesfushori Fernandinho ka luajtur kundër emrave më të mëdhenj në futbollin botëror përgjatë shtatë viteve të tij në Manchester City – përfshirë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Braziliani e vlerëson ish-sulmuesin e Chelsea, Diego Costa si një nga ‘më të vështirët’ që ai është përballur ndonjëherë.

“Lojtarët më të vështirë me të cilët jam përballur janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar, Kylian Mbappe – të gjithë janë të mirë dhe shkaktojnë shumë probleme për mbrojtësit” tha ai.

“Por për mua, një nga lojtarët më të vështirë me të cilët jam përballur ishte Diego Costa kur ishte me Chelsea.  Ai ishte në gjendje të mirë. Shpresoj se do të mund të ndeshem përsëri me ta” ka shtuar brazilani.

Fernandinho, i cili mbush 35 vjeç muajin tjetër, ka kaluar pjesën më të madhe të këtij sezoni në qendër të mbrojtjes dhe pranoi se i është dashur të përshtatet me pozicionin.