Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka zbuluar se martesa e tij pothuajse dështoi, për shkak të një mace pa qime.

Totti mbeti i shtangur kur gruaja e tij, Ilary Blasi, e solli kafshën në shtëpinë e tyre.

Ish sulmuesi i Italisë e pranoi se macja pothuajse i ndau, përpara se të dashurohej përfundimisht në të.

Totti, i cili u martua me Ilary në vitin 2005, i tha ish-shokut të ekipit Christian Vieri në Instagram: “U zemërova me gruan time, ajo bleu një mace pa qime dhe e quajti atë Donna Paola. Natën, insiston të flejë brenda shtratit tonë, pranë këmbëve tona. Ajo është një mace shumë e dashur, por pothuajse na ndau si çift”.

Totti e kaloi tërë karrierën e tij te Roma, duke shënuar 307 gola në 785 paraqitje.