Disa njohës të futbollit në Kosovë kanë diskutuar për mundësinë e ndërrimit të sistemit të garave, ku kanë mbetur edhe 11 xhiro për t’u zhvilluar.

Ideja për ndërrimin sistemit të garave, ku 11 ndeshjet e mbetura të zhvillohen në formë turneu apo play-offi, nuk i ka pëlqyer trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi.

Ai ka thënë se kampionati ose të vazhdojë, ose të merret për bazë tabela aktuale dhe të shpallet kampion lideri i ligës.

Munishi është edhe kundër që ndonjë ekip të bie nga liga.

“Mendoj se nuk duhet asnjë skuadër të bie nga liga. Është padrejtësi të bie një skuadër që deri në gjiron e fundit ishte jashtë zonës ku bie dhe për një ndeshje ta humbas statusin” ka thënë Munishi për Radio Prishtina.