Rinisja e stërvitjeve më 4 maj, vetëm një ditë pas përfundimit të masave të jashtëzakonshme të kryeministrit Giuseppe Conte, po merret seriozisht në Itali.
Të shtunën, Milani ka njoftuar futbollistët që të jenë në qytet brenda të enjtes së ardhshme.
“Ibrahimovic, Leao, Calhanoglu, Kjaer, Begovic e Paqueta janë futbollistët kuqezi që kanë zgjedhur të rikthehen në atdheun e tyre gjatë këtyre ditëve të izolimit prej Covid-19 dhe tani do të duhet të marrin sërish rrugën për në Milano” thuhet në njoftim.
Krejt këta duhet t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore në Milano, para se të paraqiten në Milanello në fillim të muajit maj, për të rinisur stërvitjen sipas një protokolli që pritet të miratohet këto ditë.



























