Anësori i Bayern Munich, Kingsley Coman, ka kërkuar falje dhe po përballet me një gjobë nga klubi i tij.
Kjo pasi në stërvitje shkoi me McLaren 570S Spider.
Francezi u kthye në McLaren megjithë rregullat e klubit që ndalonin lojtarët të drejtonin makina nga marka jashtë familjes Audi.
Prodhuesi gjerman i automjeteve zotëron një pronësi prej 8.33 përqind në Bayern.
Audi është anëtar i Grupit Volkswagen, i cili gjithashtu përfshin modele të tilla si Bentley dhe Porsche.





























