Një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në histori të futbollit, Roberto Carlos, ka treguar se si ishte larguar nga Italia për në Spanjë.

Braziliani kishte lënë Interin, për t’iu bashkuar Real Madridit. Ai ka treguar arsyet se pse kishte ndodhur largimi.

“Fola me presidentin e klubit të Interit, Moratti dhe ai më tha që nuk mund të luaja startues për shkak se mora pjesë për 3 muaj në Kupën e Amerikës”, ka thënë Carlos.

E pas kësaj bisede, kalimi te Real Madrid, ishte shumë i shpejtë.

“Atë ditë u takova me presidentin e Real Madridit, Sanz dhe për 10 minuta e lashë Interin dhe shkova në Madrid”, ka thënë Carlos.