Babai i boksierit francez, Alexis Vastine nxori në ankand veshjet e djalit të tij, me të cilat mori pjesë në Lojërat Olimpike 2012.

Ai e bëri këtë për të ndihmuar në mbledhjen e parave për punonjësit shëndetësor në Francë.

Këtë veprim i tij u përfol shumë në Francë, pasi djali i tij, Alexis Vastine vdiq në vitin 2015 në një përplasje me helikopter.

Veshjet e nxjerra në ankand i bleu mbrojtësi francez i Manchester Cityt, Aymeric Laporte dhe të njëjtat ia ktheu babait të boksierit të ndjerë.