KF Drenica ka njoftuar de është licencuar për garat ndërkombëtare, për herë të parë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. 

“Sot, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencim të Klubeve për gara ndërkombëtare, ka dërguar vendimin për Licencim , ku klubi jonë tashmë është licencuar për gara ndërkombëtare” thuhet mes tjerash në njoftimin e skuadrës.

KF Drenica ka falënderuar stafin që ishin të angazhuar në rregullimin e dokumentacionit përkatës për licencim, bashkëpunëtorët e jashtëm, Presidenten e klubit, Mihane Bekteshi si dhe Komunën e Skenderajt, për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin ndaj klubit jo vetëm në këtë proces por në vazhdimësi.