Skuadra holandeze e Ajaxit ka bërë të ditur se mbrojtësi i majtë Nicolas Tagliafico, është në tregun e transferimeve për 25 milionë euro.

Derisa Chelsea është gjithnjë e më afër transferimit të tij.

27-vjeçari më herët ka zbuluar se e ka ëndërr të luajë në Ligën Premier, derisa për të janë të interesuar, Arsenali, Tottenham Hotspuri dhe Chelsea.

Frank Lampard e pëlqen lojtarin dhe e sheh si zëvendësues për Marco Alonson.