Barcelona e ka vënë si synim kryesor të afatit kalimtar të verës, blerjen e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.
Bashkë me të do të shiten edhe Mauro Icardi dhe Ivan Perisic, raporton Corriere della Sera.
Nga shitja e tyre, do të mblidheshin 160 milionë euro
Për këto para, drejtuesit e skuadrës nga Milano e kanë planin konkret.
Pas shitjes, këta tre lojtarë Interi synon t’i zëvendësojë me sulmuesit Timo Werner dhe Edinson Cavani dhe yllin e Juventusit, Paulo Dybala.




























