Fortuna Dusseldorf ka mposhtur Schalken me rezultat 2-1.
Skuadra e Valon Berishës bëri një paraqitje shumë të mirë, pasi ishin në disavantazh 0-1.
Me dy gola për 5 minuta, vendasit dolën në epërsi, të cilën arritën ta mbajtën deri në fund.
Për Schalken shënoi, Weston McKennie në minutën 53.
10 minuta më vonë erdhi goli i barazimit nga Rouwen Hennings. Dhe 5 minuta më vonë, Fortuna kalojë në epërsi me golin e Kenan Karaman.
Mesfushori i Kosovës, që në ndeshjen e kaluar ishte rezervë, luajti 81 minuta.
Me këtë fitore Fortuna Dusseldorf ka grumbulluar 27 pikë, duke thelluar krizën e Werder Bremenit të Milot Rashicës.
Këto janë rezultatet nga ndeshjet e tjera të së mërkurës në Bundesligë.





























