Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Alvaro Arbeloa ka treguar se sa ishte te Real Madrid, Jose Mourinho e kishte quajtur atë Cafu.

Dhe këtë nuk e kishte bërë për ta lavdëruar.

“Mendoj se ishte ndeshja kundër Sevillas”, kujton Arbeloa.

“Fillimisht, unë gjithmonë luaja në anën e tij të fushës, por atë ditë isha në krahun tjetër dhe kur nuk e ke trajnerin afër, ti je më i lirë”, ka thënë Arbeloa, duke shtuar se gjatë lojës 6 ose 7 herë kishte shkuar shumë përpara.

“Pas ndeshjes Mourinho tha: ‘Ne sot kishim në ekip Cafun. Pse po shkon ka shpesh përpara si Cafu’”, ka treguar Arbeloa.

Arbeloa ka punuar nën Mourinho për tre vjet në Santiago Bernabeu dhe e çmon shumë trajnerin portugez.

“Unë jam i adhuroj trajnerët, por asnjë si Josen”, ka përfunduar ai.