Turneu i Madh i Shteteve të Bashkuara, US Open, do të organizohet sipas kalendarit të planifikuar.

Megjithatë do të mbahet pa praninë e spektatorëve. 

US Open mbahet sivjey me dyer të mbyllura dhe nën një regjim të fortë masash shtrënguese.

Tenistëve iu është plotësuar kushti i lëvizjes së lirë, bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit.

Çdo personi të pranishëm, përveç tenistëve që luajnë në fushë apo stërviten në ambientet përreth iu kërkohet pajisja e detyrueshme me maskë.