Kur pa që ëndrra e fëmijërisë po i realizohej, futbollisti portugez filloi të qante.

Bruno Fernandes ka treguar se kur iu tha që do të transferohej te Manchester United, nuk mund të mbante lotët.

Ndonëse gjatë vitit të kaluar ishte përmendur transferimi i tij në Old Trafford, ai iu bashkua United në janar të këtij viti.

“Të them të vërtetën, u frikësova”, ka thënë Fernandes në një intervistë në Instagram Live me Mario Djurovski

“U realizua një ëndërr e madhe. Të luaja në Angli dhe Manchester United ishte arritja më e madhe në karrierën time. Të luaja në Premier League, për një nga ekipet më të mira në botë”, ka thënë portugezi.

“Kur më telefonuan dhe më thanë: ‘Bruno, e ke mundësinë të transferohesh te Manchesteri’, e thirra gruan time, vëllain, motrën, nënën time dhe fillova të qaja. Por, kam qarë nga lumturia. Kam luftuar gjithë jetën për këtë, për një klub kaq të madh”, ka treguar Fernandes./VAR Kosova/