Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka pasur një sezon të parë shumë të mirë në Camp Nou.
Holandezi ka treguar se në këtë sezon të parë, ka përfituar shumë profesionalisht. E kjo falë këshillave që i ka dhënë Lionel Messi.
Te Ajaxi, nga ku erdhi te Barcelona, ai luante pozitën që në Camp Nou e luan Sergio Buequets.
Me transferimin te blaugranët, de Jong luan në pozitë më të avancuar, por edhe në pozita të tjera. Megjithatë, 23-vjeçari është dashur të përshtatet.
“Më duhet të përshtatem dhe po shkon mirë, por mund të përmirësohem”, ka thënë De Jong për BBC Radio 5 Live.
“Unë luaj më mirë kur jam në pozitë më sulmuese, por jo edhe shumë sulmuese”, ka thënë holandezi.
“Nëse Messi të flet dhe të jep këshilla, duhet t’i pranoni ato, pasi ai është larg lojtari më i mirë në botë. Nëse ai të jep këshilla, duhet ta dëgjoni. Ndonjëherë ai më thotë se duhet të luaj më thellë (më në sulm) ose anash, gjëra të vogla por që bëjnë ndryshim”, ka thënë ish-mesfushori i Ajaxit.





























