‘Zonja e Vjetër’ aktualisht është skuadër favorite për të nënshkruar me mbrojtësin shqiptar të Hellas Verona, Marash Kumulla.

Skuadra nga Verona tashmë ia ka vënë çmimi mbrojtësit të vlerësuar lartë nga shumë klube evropiane.

Sipas drejtuesve të Hellas Verona, 20-vjeçari kushton 35 milionë euro.

Sky Sport në Itali raporton se Bianconerët janë të gatshëm të ofrojnë para, plus disa lojtarë në këmbim, që të huazojnë mbrojtësin Kumbulla për një sezon.

Kjo ofertë po konsiderohet më bindëse se ajo e Interit.

Edhe Napoli në janar nuk kishte arritur t’i bindte drejtuesit e Hellas Verona që ta transferonin Marash Kumbullën, njëjtë sikurse blenë kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.