Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ e ka shkatërruar Ferizajn, duke i shënuar 8 gola.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Kosovës, Meriton Korenica ishte më i miri, duke shënuar 3 gola.

Korenica u shpreh tejet i lumtur me formën e skuadrës, por edhe me formën personale.

“Fitore shumë e rëndësishme si dhe ecuria jonë. Shpresojë kështu të vazhdojmë me lojëra të mira dhe çdo ndeshje t’i qasemi maksimalisht. Kemi një qëllim përpara, kupë e titull dhe duke parë që ekipi po shkon shumë mirë besoj shumë se në fund të gjithë së bashku, duke i ndihmuar njëri tjetrit, do t’ia dalim”, ka thënë Korenica.

“Ky rezultat i thellë tregon më së miri punën që jemi duke e bërë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me gjithçka”, ka thënë Korenica.