Njëra nga motrat e Cristiano Ronaldos, Katia, ka rrëfyer për fëmijërinë e vështirë të saj dhe Cristianos.
Ata ishin shumë të varfër dhe kishin një shtëpi të mbushur me minj.
Ajo ka treguar se një prej tyre e kishte kafshuar në fytyrë.
43-vjeçarja Katia, ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi të gjatë në Instagram. Ajo ka postuar dhe një foto të shtëpisë e cila sot është prishur, ku ka jetuar së bashku me nënën, 2 vëllezërit Hugo e Cristiano dhe motra Elma.
“Kam lindur në një shtëpi të vjetër, krevati im mbahej nga disa tulla dhe unë kur iosha vetëm pak muajshe u kafshova nga një mi dhe nuk më vjen turp ta them. Jam rritur në një lagje të varfër dhe që në moshë të re mësova të vlerësoja atë pak që kisha”, ka treguar motra e Ronaldos.




























