Në Turqi është rikthyer futbolli dhe ekipi i sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, Fenerbahçe ka fituar.

Në këtë fitore ka kontribuar edhe futbollisti nga Prizreni.

Muriqi që hyri në lojë në minutën e 63-të dhe shënoi disa minuta më vonë nga penaltia.

“U përpoqëm të ruajmë formën tonë edhe pas një pushimi 2 mujor. Kemi pasur vështirësi. Kemi arritur një fitore shumë të rëndësishme që ndikon në moralin tonë”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

Bomberi i Kosovës ka thënë se ndeshja pa tifozë ishte mjaftë e vështirë.

“E di që kemi mbështetjen e tifozëve, por heshtja në stadium na ka tronditur”, ka thënë Muriqi.