Pandemia Covid-19, ka ndikuar psiçikisht te shumë njerëz.

Nga koha e kaluar në izolim me familjen e tij, Lionel Messi ka menduar për shumë gjëra.

Kapiteni i Barcelonës ka thënë se vetëm dëshiron të luajë futboll, duke e përshkruar si dhuratën më të mirë.

“Koha pa luajtur futboll, më ka bërë të mendoj. Dua vetëm të luaj dhe të luaj lojën tonë, është një dhuratë. Të të mbështesin kaq shumë njerëz”, ka thënë Messi.

“Që të inspirosh të tjerët, por edhe të inspirohesh dhe ndoshta dhurata më e mirë nga të gjitha është të krijosh (dhurosh) kënaqësi për të tjerët”, ka thënë Messi.