Të enjten, rifilloi edhe La Liga me derbin e Andaluzisë, Sevilla-Betis.

Derisa deklaratat e fundit të presidentit të ligës spanjolle të futbollit Javier Tebas, kanë shtuar shpresat për rikthimin e tifozëve në stadiume.

“Për 10-15 do të takohemi me qeverinë dhe do të përpiqemi të rikthejmë tifozët. Natyrisht që numri i tyre do të jetë i kufizuar dhe do të ketë masa paraprake. Do ishim të lumtur të kishim edhe sa 10-15 për qind e kapaciteteve të stadiumeve”, është shprehur Tebas