Prishtina ka mposhtur Ferizajn me rezultat të thellë 8-1.

Vendasit shënuan fitoren më të thellë në histori në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me rezultat të njëjtin kishte mposhtur edhe Feronikelin në maj të vitit 2013, në Drenas.

Që nga paslufta, Prishtina nuk ka shënuar asnjëherë më shumë se 7 gola në shtëpi.

Fitoret më të thella i kishte realizuar kundër Drenicës më 2003 dhe Gjilanit më 2007 me rezultat 7-0.

Bardhekaltrit në javën e 24-të udhëtojnë në fundjavë në Vushtrri.