Derisa po bëhen përgatitjet që 22 skuadrat e NBA të luajnë pjesën e mbetur të sezonit të kampionatit më spektakolar të basketbollit në botë, kanë vazhduar thirrjet për respektim të masave kundër koronavirusit.

I fundit që ka bërë thirrje është ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry.

Ai kërkon që cdo person të vendosë maskat dhe të ruajë distancimin social.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Stephen curry dhe dua t’ju inkurajoj të gjithëve të vazhdoni të ruani distancimin social, të jini të sigurt dhe të kujdesshëm në çdo hap dhe në mënyrë të veçantë vazhdoni të mbani maskat” tha Curry.