Super derbi i javës mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar me rezultat 1:1.

Ky rezultat i shërben më së shumti Dritës, e cila mbetet në vendin e parë, me 4 pikë më shumë se Gjilani i vendit të dytë.

Prishtina shënoi e para në minutën e 6-të me anë të Krasniqit.

Derisa në pjesën e dytë, pas shumë rasteve, Drita barazoi dhjetë minuta para fundit, me anë të Fazliut.

Me këtë barazim, Prishtina mbetet në pozitën e katërt./VAR Kosova/