Ylli i Kosovës Valon Berisha i cili dy ditë më parë nënshkroi kontratë në kampionatin francez te Reims, ka folur për karrierën e tij, vendimin për ta lënë Norvegjinë dhe pranuar Kosovën si dhe për ndeshjen ndaj Anglisë vitin e kaluar.

Valon Berisha shënoi dy gola teksa kishte mundësi që të realizonte hattrick, por që Vedat Muriqi goditi penalltinë në vend të tij.

“Normal pak më ka mbetur hatri kur është mundësia të bësh tre gola, gjë që nuk ndodh shpesh”, tha Berisha në ‘Sport Show’.

“Ai (Muriqi) mi dhurojë dy asistime në atë ndeshje dhe e kuptoj që kur dikush ka qejf të shënojë gol ndaj Anglisë. Gjithsesi, ne jemi shumë shokë të mirë dhe harmonia në ekip është fantastike”, përfundoj Berisha.

Ky i fundit tha se ndeshja ndaj Anglisë e luajtur në udhëtim ishte nga emoconueset për të, duke shtuar se tifozët e Kosovës janë dëgjuar më shumë sesa ata vendas.