Shtëpia e mesfushorit të Liverpool-it, Fabinjo, ishte grabitur përderisa ai ishte duke festuar tiullin e Premier League.
Shtëpia e brazilianit në Formby ishte cak i vjedhjes nga hajdutët në ditën kur ai dhe bashkëlojtarët e ti së bashku me menaxherin Jurgen Klopp po e ngrisnin trofeun pas 30 viteve.
Ndër gjërat e vjedhura ishin stoli të ndryshme si dhe makina e tij, e cila më vonë ishte gjetur në Wigan.
Fabinho zbuloi se çfarë i kishte ndodhur me shtëpinë pasi që u kthye nga festat e të mërkurës në mbrëmje.
Policia thotë që vjedhja ka ndodhur diku ndërmjet orës 4 pasdite të së mërkurës dhe 4 në mëngjes të së enjtes.
Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e Liverpool ishin larguar me autobusin e ekipit për të vazhduar tutje në një mbrëmje pritave, kështu që shtëpia e Fabinhos ishte e zbrazët gjatë gjithë ditës. Nuk është e hera e parë që lojtarët e Liverpool-it janë cak i sulmit. Shtëpia e Sadio Manes ishte cak i vjedhjes gjatë një ndeshje kundër Bayern Munich në vitin 2019. Para tij, cak ishin Dejan Lovren, Roberto Firmino, Pepe Reina, Daniel Agger dhe Jerzy Dudek.



























