Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, për një kohë nuk do të mund ta vozisë veturën e Rolls Royce.

Sipas Corriera della Sera, kroatit i është marr patentë shoferi nga policia pasi kishte vozitur në gjendje të dehur.

Policia e ndoqi Brozovicin në makinën e tij të tipit “Rolls Royce Cullinan” në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi hyri në semafor të kuq afër një lokali nate në Milano.

E ndaluan dhe ia bënë testimin për alkool, derisa ai e kishte tejkaluar limitin e lejuar.

Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do ta ftojë reprezentuesin kroat në ndeshjen e nesërme ndaj Torinos.