Sot do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Vëmendja do të jetë kah stadiumi “Fadil Vokrri”, aty ku do të takohen Prishtina dhe Drita.

Gjilanasit janë në pozitën e parë në tabelë, derisa prishtinasit do të kërkojnë që ta ngushtojnë diferencën mes pikëve.

Momentalisht diferenca e pikëve mes tyre është 7 pikë, me kryeqytetasit që ndodhen në pozitën e katërt pas humbjes kontroverse në udhëtim te Gjilani.

Sfida mes dy rivalëve për titull do të fillojë nga ora 18:00.  Sot do të zhvillohen edhe dy takime të tjera nga ora 17:00.

Gjilani e pret në shtëpi Drenicën, kurse në Klinë do të ndeshen Dukagjini dhe Trepça ’89.