Një nënë nga Srebrenica, ka ndaluar një çiklist në rrugë për t’u fotografuar me të.

Sic ka treguar i riu boshnjak, gruaja i kishte thënë ‘se ai dukej si djali i saj, i cili është zhdukur në luftën e Bonjës’.

“Një grua me preku në shpinë dhe më pyeti: A mund të bëj një fotografi me ty? Dukesh njëjtë si djali im. Ai kishte moshën tënde kur iku në pyll më 11 korrik 1995 dhe nuk u kthye më kurrë”, ka rrëfyer ai.

Në këtë korrik bëhen 25 vjet qëkur forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në një zonë të mbrojtur nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, në dhe përreth Srebrenicës.