Verën e kaluar, emri i sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi, ishte më i përfolur në afatin kalimtar veror në Turqi.

Djaloshi nga Prizreni, kishte bërë paraqitjeve mbresëlënëse me Çaykur Rizesporin.

Loja e tij, kishte nxitur interesimin e rivalëve Galatasaray dhe Fenerbahçe, që hynë në garë të ashpër për sulmuesin e Kosovës, shkruan “Sabah”.

Muriqi pritej të transferohej te Galtasaray, mirëpo arriti marrëveshje me Fenerbahçen.

Por duket se karriera e tij do të vazhdojë në ndonjë klub tjetër. Sidomos pas paraqitjeve të mira me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Tash, Vedat Muriqi po ndiqet nga disa klube në Angli dhe Itali.

Fenerbahçe do t’i shqyrtojë ofertat deri në 15 milionë euro për Muriqin, i cili kushtonte mbi 20 milionë euro para pandemisë COVID-19.

Ndër klubet më të interesuara për transferimin e prizrenasit është Lazio, klub që është i gatshëm të ofrojë shumën e kërkuar për transferimin e futbollistit.

Nga ana tjetër, edhe Roma mund të hyjë në garë për Muriqin pasi Edin Dzeko mund të largohet në drejtim të Juventusit.

Vedat Muriqi ka regjistruar 34 ndeshje këtë edicion me Fenerbahçen, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.