Në vitin 2016, ekipi olimpik i Kosovës, u kthye me medalje nga Brazili.

Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të mbajtura në Rio.

Ajo u bë shqiptarja e parë që fiton këtë medalje.

“Kur u ktheva, njerëzit më ndaluan në rrugë dhe filluan të qanin, duke më thënë që i kisha bërë krenar që ishin kosovarë”, kishte thënë 29-vjeçarja.