Me fillim prej orës 21:00, sonte kthehet ndeshjet e Champions League.

Dy super-përballje zhvillohen ku edhe do të zbulohen dy çerekfinalistët e parë të këtij edicioni

Pep Guardiola me skuadrën e tij Manchester City luan kundër Real Madrid.

City e ka epërsinë 2:1 nga ndeshja e pare, kurse Real Madridi vjen pas fitimi të titullit të La Ligës.

Ndeshja tjetër ëshët Juventus – Lyon.

Pasi u shpall kampion i Serisë A për herë të nëntë radhazi, Juventusi do të duhet ta përmbysë deficitin 1:0 për ta arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për të katërtin sezon radhazi.

Fituesit e këtyre dy përballjeve do të përballen mes vete në çerekfinale.