Db Torino 16/02/2020 - campionato di calcio serie A / Juventus-Brescia / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Leonardo Bonucci

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, duket se nuk është i interesuar të ndërrojë skuadër.

Sipas Sky Sport Italia, ai ka vendosur që të qëndrojë edhe më tutje te Juventusi. Kështu, 33-vjeçari Bonucci ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kishte thënë hapur se dëshiron të transferojë qendër-mbrojtësin e Juventusit.

Mirëpo Leonardo Bonucci ka thënë se është i lumtur te Zonja e Vjetër dhe se dëshiron të punojë me trajnerin e ri të Juventusit, Andrea Pirlo, të cilin e ka pasur shok të skuadrës./VAR Kosova/