Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është kthyer në Prishtinë.

Me të ardhur në Kosovë, ai është takuar me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Zvicerani ka ardhur në Prishtinë, para ndeshjeve që Kosova muajin e ardhshëm i luan kundër Moldavisë dhe Greqisë në Nations League.

Të hënën Challandes do të mbajë konferencë për media në prag të udhëtimit në Itali për ndeshjen kundër Moldavisë.

Të njëjtën ditë edhe futbollistët dardanë do të grumbullohen në hotel “Emerald”.

Në bazë të listës së publikuar, sulmuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk është ftuar për ndeshjet e shtatorit dhe ende nuk është dhënë ndonjë sqarim se përse do të mundojë bomberi nga Prizreni./VAR Kosova/