Ndeshjet e shtatorit po afrohen, Kombëtarja e Kosovës është gati.
Tashmë është zbuluar edhe dita se kur do të publikohet lista e lojtarëve të ftuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Moldavisë dhe Greqisë, shkruan “VAR Kosova”.
Sipas gazetarit të sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, lista e futbollistëve të Kosovës do të bëhet publike të hënën.
Ai thotë se Challandes e ka konfirmuar për të, ndërkaq shton se ekipi do të grumbullohet në Prishtinë, por që nuk do të mbajë asnjë seancë stërvitore atje.
Postimi i plotë i Sadikut:
“Trajneri i Kosoves, Bernard Challandes ma konfirmoi se lista e futbollisteve per ndeshjen ndaj Moldavise dhe Greqise do te publikohet te henen. Ekipi yne do te grumbullohet ne Prishtine, por nuk do ta zhvilloje asnje stervitje ketu. Pergatitjet per Moldavine do te fillojne ne Itali (Parma), ku do te zhvillohet ndeshja me 3 shtator”.




























