Klubi i Wolves ka bërë të ditur se do ta shesin lojtarin e tyre, Adama Traoren për çmimin 70 milionë euro.
Në garë për sulmuesi spanjoll janë skuadrat si Barcelona, Man City dhe Liverpoolit, ku ky i fundit po mundohet që me çdo kusht ta transferojë atë në “Anfield”, shkruan “VAR Kosova”.

Që të dy edhe Klopp e Guardiola e kanë lavdëruar më pare Traoren, dhe si duket kjo është një shenjë interesimi nga ana e tyre.
Klopp në një intervistë dhënë kohë më parë e cilësoi Traoren si të fortë dhe të pabesueshëm.
Siç raporton gazeta e njohur britanike “Daily Mail”, Wolves nuk e përjashtojnë mundësin e shtijes së sulmuesit spanjoll, kuptohet presin ofertën më të mirë.
Kujtojmë se Traore i’u bashkua Wolves në vitin 2018 nga Middlesbrough me një çmim prej 18 milionë euro.



























