Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi i fazës preliminare të Evropa Ligës ndërmjet klubit nga San Marino, Tre Penne dhe Gjilanit.

Klubi kosovar, tashmë ndodhët në San Marino, ku po pret për ndeshjen e rëndësishme të Evropa Ligës, shkruan “VAR Kosova”.

Kështu, klubi vendas, Tre Penne ka publikuar edhe rezultat për Covid-19, disa orë para ndeshjes me klubin e Gjilanit.

Siç njofton gazetari I sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, thuhet se në skuadrën e Tre Penne asnjë futbollistë nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Postimi i plotë i Sadikut:

“Tre Penne ka marre rezultatet e testeve per Covid-19. Te gjithe kane dale negative”.