Nëse jeni në kërkim të asaj “ndjenjës së të premtes”, një nga mënyrat e lehta për ta arritur atë ta shikoni ish-futbollistin Paolo Di Canio duke kënduar hitin “Dancing in the Moonlight”.
Një video e rrallë e italianit kontrovers dhe enigmatik, duke kënduar himnin e Toploader, po bën xhiron në rrjetet sociale dhe padyshim është një nga gjërat më interesante që mund shikoni në një të premte mbrëma.
Videoja e publikuar është xhiruar gjatë një feste vite më parë, kur ish ylli i West Hamit dhe Napolit, në punën e parë si trajner, arriti ta ngritë klubin Sëindon Toën nga kategoria e katërt në të tretën.
Megjithëse Di Canio po e shijonte momentin, duket se zëri i tij nuk është në nivelin e njëjtë me ‘shfaqjet’ në fushë.
Sidoqoftë, në këtë performancë të tijën italiani kontrovers tregon prezencë skenike dhe kjo video mbetet fantastike.
Megjithatë këndimi nuk është risi për futbollistët.
Në futboll ekziston një traditë e pa shkruar – të gjithë futbollistët e ri duhet të këndojnë një këngë “njoftuese” para bashkëlojtarëve dhe stafit.
Për dallim nga Di Canio dhe shumica e futbollistëve, Tammy Abraham në prezantimin e tij te Swansea, ku vite më parë ishte huazuar nga Chelsea, dëshmoi se mund të këndojë mirë, duke i lënë të habitur të gjithë./VAR Kosova/





























