Hristo Stoichkov ka qenë shumë kritik ndaj Barcelonës në lidhje trajtimin që janë duke ia bërë futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi.
Futbollisti argjentinas ka kërkuar që të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar.
Josep Maria Bartomeu nuk është i gatshëm ta lejojë atë të shkojë.
“Ne jemi duke fshirë një mit, ne ‘ po i japim lojtarit më të mirë në historinë e Barcelonës një goditje në mbrapa shpinës”, tha Stoichkov për TUDN.
“Ne jemi duke njollosur emrin e tij, karizmin e tij. Ky bord ka shkatërruar gjithçka. Duket sikur ata duan t’i hedhin tifozët kundër lojtarëve. Unë fitova tituj të njëpasnjëshëm të ligës, Kupën e parë Evropiane të klubit – nuk di si ta paguaj dashurinë nga tifozët”, tha Stoichkov.
Stoichkov ka akuzuar bordin e klubit të Barcelonës e po i paguan gazetarët që t’i hedhin benzinë zjarrit.
“Ky bord nuk tregon fytyrën e tij. I paguan gazetarët t’i hedhin benzinë zjarrit”, tha ai.
Stoichkov ishte një tjetër legjendë e Barcelonës që nuk u largua nga klubi me kushte miqësore.
“Unë nuk e di pse ne, lojtarët që kemi bërë histori me Barcelonën, gjithmonë na tregohet dera e pasme. Ata mendojnë se ne do t’i shqetësojmë ata sepse duam që t’i heqim nga presidenca ose diçka të tillë. Unë nuk e di se çfarë kalon nëpër kokat e tyre”, tha Stoichkov./VAR Kosova/





























