Tashmë është bërë zyrtare data e ndeshjes së Prishtinës me skuadrën Lincoln nga Gjibraltari. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën me datë 22.

Skuadra nga kryeqyteti është detyruar të marr futbollistë nga skuadra tjera, për të kompletuar ekipin.

Njëri prej tyre është edhe mbrojtësi i Ballkanit, Arbër Prekazi.

“Përfaqësimi i SC Gjilanit , FC Prishtines e FC Dritës mbi të gjitha është përfaqësim e shtetit tonë Kosovës. Faleminderit shtëpisë time FC Ballkani dhe SC Gjilani për mundësinë e dhënë, me djersë , nderë dhe krenari do të jam aty sa here që ju keni nevojë për mua”, ka shkruar ai në Facebook.

Skuadra e Prishtinës ka arritur afatin dhe ka përfunduar listën e skuadrës që do të paraqitet në Gjibraltar.

Trajnerë: Ramiz Krasniqi dhe Xhelal Karabegu ish-lojtarë dhe ish-trajnerë të Prishtinës, Nazmi Rama ish-lojtar i Prishtinës.

Skuadra:

Giacomo Nava

Ardit Nika (ish-lojtar i Prishtinës)

Flojan Smakiqi

Elvis Prençi

Besnik Bojku

Bujar Idrizi

Ilir Berisha (ish-lojtar i Prishtinës)

Gentrit Dumani (ish-lojtar i Prishtinës)

Yll Hoxha (ish-lojtar i Prishtinës)

Lapidar Lladrovci (ish-lojtar i Prishtinës)

Ardian Muja

Kushtrim Gashi

Donat Hasanaj (ish-lojtar i Prishtinës)

Mergim Boshnjaku

Albert Dabiqaj

Lassine Traore

Adem Maliqi (ish-lojtar i Prishtinës)

Arbnor Muja

Mërgim Pefqeli (ish-lojtar i Prishtinës)

Mentor Zhdrella (ish-lojtar i Prishtinës)

Kastriot Selmani (ish-lojtar i Prishtinës)

Ermal Krasniqi

Mendurim Hoti

Valmir Veliu