Roma ka konfirmuar zyrtarisht se dy futbollistë të tyre, të U23 në testet e fundit kanë dal pozitiv me koronavirus.

Klubi romak thotë se dy djemtë që kanë rezultua pozitiv janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kanë ndonjë simptomë, shkruan “VAR Kosova”.

“AS Roma njofton se në testet e reja për koronavirus, 2 nga futbollistët tanë të U23 janë testuar pozitiv”, thuhet në deklaratën e klubit Italian.

“Dy djemtë, të cilët janë vet-izoluar në shtëpi, aktualisht janë asimptomatikë dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të reja brenda orëve të ardhshme.

“Klubi tashmë ka njoftuar autoritetet kompetente shëndetësore, që t’i indentifikojë lojtarët e tjerë që kanë qenë në kontakt me dy të infektuarit”.

“Aktivitetet e ekipit janë pezulluar deri të hënën e 24 gushtit. Të gjithë anëtarët e ekipit do të testohen përsëri në orët e ardhshme”, thuhet në njoftim.